Pamjet nga sateliti tregojnë shkallën e shkatërrimit të Bakhmutit NULL NULL 24.05.2023 17:40 24.05.2023 17:40 Bakhmuti është skena e betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme të pushtimit rus të Ukrainës. Dhjetë muaj luftime e lanë qytetin në lindje të vendit, i njohur për minierat e kripës, në gërmadha dhe shumica e shkollave, apartamenteve dhe ndërtesave të tjera u shkatërruan. Intensiteti i luftimeve është ulur dhe forcat ukrainase kanë ende nën kontroll pjesën jugperëndimore të qytetit, tha zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hana Maliar, ka raportuar “Al Jazeera”, transmeton Klankosova.tv. (Lëvizni vijën horizontale për të krahasuar pamjet para dhe pas të qytetit) Rusia ka njoftuar se ka kontrollin e plotë të Bakhmutit dhe presidenti Vladimir Putin ka përgëzuar njësitë e ushtrisë dhe anëtarët e grupit mercenar Wagner për këtë. “Maxar Technologies” publikoi imazhe satelitore të Bakhmutit të marra me një vit diferencë – në maj 2022 dhe maj 2023 – duke treguar shkallën e plotë të shkatërrimit të qytetit. Afro 70,000 njerëz jetonin në Bakhmut para luftës, tani kanë mbetur vetëm disa mijëra. Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, rreth 10,000 civilë ukrainas, shumica e të cilëve të moshuar dhe me probleme shëndetësore, po luftojnë për të mbijetuar në rrethana të tmerrshme. Beteja për Bakhmutin u bë më shumë simbolike sesa një konflikt me rëndësi strategjike. Nëse konfirmohet se qyteti është pushtuar plotësisht nga Rusia, do të ishte rezultati i parë i rëndësishëm ushtarak i Moskës që nga rënia e Soledarit, një qytet shumë më i vogël në verilindje të Bakhmutit, në janar. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023