Pamje të rënda: Po tentonte ta mbyste në shatërvan, kalimtarët shpëtojnë gruan (VIDEO) NULL NULL 12.08.2022 13:04 12.08.2022 13:04 Një video me përmbajtje të rëndë është duke bërë xhiro në internet, teksa një burrë në Spanjë tenton ta mbys një grua në një shatërvan publik në një park në Valencia. Gruaja shpëtohet nga disa kalimtarë të cilët sulmojnë burrin 52-vjeçar, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv. Burri në pamjet e filmuara duket se është në gjendje të dehur teksa nuk ia lëshon flokët gruas dhe dëshiron të mbys në ujë. Sulmuesi më në fund lëshon flokët e gruas kur dy kalimetarët e godasin me grushte dhe e rrëzojnë atë. Në një përpjekje të përbashkët, dy burrat trima arrijnë ta detyrojnë burrin të largohet nga gruaja dhe ta ndihmojnë atë të arratiset. Viktima u trajtua për goditjet që mori teksa burri tentoi ta mbyste, ndërsa sulmuesi i saj kishte një vetull dhe mollëza të qarë. Personi u arrestua nga Policia Kombëtare për tentativë vrasje, teksa emri i tij nuk u publikua. Më poshtë mund të shihni pamjet e rënda nga i gjithë incidenti: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët nuk arrijnë të votojnë as edhe për Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme 12 minuta më parë