Pamje nga vendi ku u goditën dy nxënës nga rryma (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje nga vendi ku u goditën dy nxënës nga rryma (FOTO)

NULL NULL
18.04.2023 12:08
Shkolla Faik Konica

Dy nxënës të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë janë goditur nga rryma elektrike.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën George Bush në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, tha Ahmeti.

Ndërkohë, Malë Gashi, komandant i zjarrfikësve në Prishtinë, për Klankosova.tv,  potencoi se i gjithë problemi ka qenë me një trafo aty pranë.