Pamje nga protestat e dhunshme në Karolinën e Veriut pas vdekjes së George Floyd (VIDEO) NULL NULL 01.06.2020 11:40 01.06.2020 11:40 Demonstruesit ndezën zjarre dhe policia hodhi gaz lotsjellës në Raleigh, Karolina e Veriut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës natën e së dielës. Dhuna vjen ndërsa kryeqyteti i Karolinës së Veriut pastrohet nga dhuna e mbrëmjes së të shtunës. Protestat u nxitën nga vdekja e George Floyd, një person me ngjyrë që vdiq pasi një oficer policie i bardhë e shtypi me gjurin e tij në qafë, derisa ai pushoi së marri frymë, raporton AP, transmeton Klan Kosova. Për shkak të vdekjes së Floyd kanë shpërthyer protesta në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugët në më shumë se 75 qytete të Amerikës janë mbushur me demonstrues, rrugë të cilat deri disa ditë më parë dukeshin të shkreta për shkak të koronavirusit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.