Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamje nga komuna e Zveçanit, KFOR largohet – mbetet njësia speciale e Policisë së Kosovës (VIDEO)

NULL NULL
25.02.2024 18:58

Trupat e KFOR-it janë tërhequr nga pozicionet e tyre afër ndërtesës së komunës së Zveçanit, pas vlerësimit të tyre se gjendja është stabilizuar.

E mediat lokale veçse kanë publikuar pamje të zonës, nga ku dhe para ndërtesës së komunës së Zveçanit, aktualisht duket e pozicionuar një autoblindë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Tutje siç shkruan Kontakt Plus, aty shihen edhe disa automjete të policisë me patrullime të rregullta që raportohet të jenë ende në fuqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.