22:00, 23 Gusht 2019

Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i natës. Kjo është ndjesia apokaliptike që ka krijuar tymi i pyjeve të Amazonës në Brazil.

Errësira u krijua nga një erë e ftohtë që erdhi nga lindja e San Paolos, e cila mori me vete edhe tymin e pluhurin e pyllit të Amazonës që po digjet, shkruan Top Channel.

Errësira e frikshme zgjati plot një orë para se të largohej. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, disa banorë mblodhën ujin e shiut, i cili rezultoi sterrë i zi.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë