Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë NULL NULL 1 month më parë 1 month më parë Pamela Anderson ka vendosur të largohet nga Malibu dhe ta shesë shtëpinë për 14.9 milionë dollarë! Aktorja 53-vjeçare e Baywatch vendosi të qëndrojë në pronën e gjyshes së saj në Kanada me bashkëshortin Dan Hayhurst. “Është koha që t’i rikthehem rrënjëve të mia. Jam e dashuruar dhe së fundmi e martova “average Joe” timin (siç i pëlqen ta quajë ai veten), tha Pamela për revistën People. Pamela dhe Dan e kanë kaluar pandeminë në shtëpinë në Vancouver. “Po e krijoj jetën time këtu ku e gjitha filloi. Ka qenë udhëtim i gjatë. E lash qytetin tim të vogël në fillim të viteve të mia të 20-ta për Playboy, udhëtova në gjithë botën, vetëm për të ardhur në shtëpi – njëri ndër vendet më të bukura në tokë”, u shpreh ajo.