Pamela Anderson i jep fund lidhjes me kampionin e botës, ja pse - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pamela Anderson i jep fund lidhjes me kampionin e botës, ja pse

NULL NULL
09/09/2018

Pas një lidhje më shumë se 1 vit, një nga çiftet më të preferuara të publikut duket se i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Pamela Anderson dhe kampioni i botës me Francën, Adil Rami sipas TMZ janë ndarë ditët e fundit për shkak të refuzimit që aktorja i ka bërë propozimit të futbollistit për martesë.

Thuhet se menjëherë pas mbarimit të Botërorit të këtij viti, Rami i dhuroi të dashurës së tij një unazë Cartier duke i paraprirë një propozimi që do të vinte më vonë.

Me lidhjen që shkonte shumë mirë, gjëja normale që mendohej se mund të ndodhte midis tyre ishte kurorëzimi i lidhjes në martesë por Anderson duket se ka pasur ide ë tjera, shkruan blitz.al. E kështu kur ish lojtari i Milanit i ka kërkuar asaj të martohen ajo ka refuzuar duke i dhënë fund dhe angazhimit 1 vjeçar.

Pas këtij lajmi vetë Rami ka publikuar një story në Instagram duke thënë se lajmi është vetëm një thashethem por TMZ këmbëngul që burimet e tyre janë njerëz shumë të afërt me çiftin dhe gjithçka është e vërtetë.