Palmer takon ambasadoren Yuri Kim, dy çështjet që u diskutuan për Shqipërinë NULL NULL 16.01.2020 16:50 16.01.2020 16:50 Yuri Kim e ka bërë tashmë betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri dhe pritet që të mbërrijë në vendin tonë në ditët në vijim. Ndërkohë, ambasadorja Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me Matthew Palmer, Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor, me të cilin ka diskutuar qëndrimet e Shqipërisë ndaj Iranit, si dhe dialogun e nisur për reformën zgjedhore. “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Veçantë për Balkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. “SHBA qëndron krah Shqipërisë”, mbyllet reagimi i ambasadës. /TCh/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Spanja, Irlanda, Belgjika dhe Malta i shtyjnë liderët e BE-së të bëjnë thirrje për armëpushim 09/12/2023
Ekonomi KEDS për marrëveshjen me Elektroseverin: Historike, procesi ka qenë shumë delikat dhe sfidues 09/12/2023