Palmer në 20 vjetorin e çlirimit: S’ka kohë më të përshtatshme se tash për marrëveshjen Kosovë-Serbi NULL NULL 12.06.2019 12:50 12.06.2019 12:50 Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, në fjalimin e tij në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të arrijnë pajtimin. “Kosova dhe Serbia gjithnjë do të jenë fqinjë dhe shumë të ngushtë dhe të dy vendet duhet ta zhbllokojnë të ardhmen evropiane. Nuk ka kohë më të përshtatshme se tash për ta bërë këtë”, ka thënë Palmer, njofton Klan Kosova. “Maqedonia dhe Greqia arritën pajtimin dhe harruan konfliktet e së kaluarës. Duhet të kërkohet qëndrueshmëri dhe të përsëritet dhe të zhduken pengesat”. “Gjithkush do të humbë nga bllokimi. Shfrytëzoni mundësinë e një të ardhme më të mirë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë