16:10, 14 Tetor 2019

Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer anuloi pjesëmarrjen e tij në Forumin e Sigurisë i cili zhvillohet nga 16 deri në 18 tetor në Beograd.

Ishte planifikuar që Palmer të mbante një fjalim në  hapjen zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd të enjten 17 tetor me “Zgjidhje të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, transmeton Klan Kosova.

Në hapje të forumit do të flasin diplomatja gjermane përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor Suzanne Schitz, ish – shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton dhe ish ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë