Pallati i (pa)drejtësisë: Gjysma e korrikut, priten pjesët për klima (VIDEO) NULL NULL 08.07.2025 20:23 08.07.2025 20:23 I thonë pallat, por kushtet e një vendi mbretërorë nuk i ka. Vapa e madhe që bënë brenda ambienteve të Gjykatës së Prishtinës e degëve të saj e poashtu në Prokuroritë që veprojnë këtu po ua vështërsojnë punën zyrtarëve të drejtësisë. Temperaturat me raste po arrijnë deri në 36 gardë, njofton Klan Kosova. Gjendje më e rëndë është në objekti A dhe D ku nga Inspektorati i Punës dhe Mbrotjes kanë konstatuar se në të gjitha hapësirat e inspektuara kushtet e punës jenë jashtë standardeve maksimale të lejuara sipas legjislacionit në fuqi. Orari është shkurtuar disa seanca janë anuluar, megjithatë rastet urgjente po trajtohen. Ndonëse inspektorati tha se deri hënën e 7 korrikut situate duhet të rregullohet, kjo nuk ndodhi. Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës megjithatë dhanë pak shpresë. Ndonëse këta nuk treguan nëse munden e duan që të ndjekin ligjërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që nuk po ua plotëson kushtet elementare të punës, pasi vet janë institucion ku vendoset çka është e drejtë e çka jo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 52 minuta më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 3 orë më parë