Palestinezi tregon si u bë hit në TikTok me këngën e Shyhrete Behlulit (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 09:09 24.06.2025 09:09 Një djalë nga Palestina ka marrë vëmendjen e publikut shqiptar në TikTok, pasi është bërë viral duke kënduar këngën popullore “Hajde nuse reja jeme” nga Shyhrete Behluli. Ai ka treguar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se është rritur në Suedi dhe ka pasur shumë miq shqiptarë, tek familjet e të cilëve shpesh ka dëgjuar muzikë shqipe. Pikërisht në këtë mënyrë ka mësuar edhe disa prej këngëve tradicionale shqiptare, të cilat tani po i interpreton në mënyrë krejt natyrale dhe të dashur. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.