Palestina me iniciativë për ngrirjen e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Palestina me iniciativë për ngrirjen e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

NULL NULL
3 weeks më parë

Ambasadori palestinez në Serbi Mohamed Nabhan konfirmoi sot se vendi i tij ka ndërmarrë një iniciativë në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIS) për të ngrirë anëtarësinë e Kosovës për shkak të ambasadës në Jerusalem.

Sipas tij nëse pranohet kjo iniciativë mund të nënkuptojë mbylljen e misioneve në Prishtinë ose edhe tërheqjen e njohjes së Kosovës nga anëtarët e asaj organizate, transmeton Klan Kosova.

“Ndërprerja e bashkëpunimit, pra ngrirja e bashkëpunimit, mund të nënkuptojë mbylljen e ambasadave nëse i kanë ato në Prishtinë. Kjo do të thotë shumë”.

Ai i tha Tanjug se vendimi i Prishtinës për të hapur përfaqësi diplomatike në Jerusalem ishte dënuar nga të gjitha vendet anëtare të Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, por që siç tha ai “duhet të ndërmerren hapa konkretë në mënyrë që qeveria në Prishtinë të dijë si të sillet në skenën ndërkombëtare”, transmeton Klan Kosova.