Pakot me drogën e pëlqyer në Siri u sollën në Varosh për t’u ruajtur (VIDEO) NULL NULL nga Rina Mujku 1 month më parë nga Rina Mujku 1 month më parë Të hënën e 23 majit, antidroga e policisë zbarkoi në Ferizaj dhe fshatrat përreth, për të sekuestruar mbi 67 kilogramë drogë të llojit heroinë. Lënda e parë e kësaj substance narkotike arriti në Kosovë përmes Turqisë e Iranit, nga ku ishte nisur qysh para gjashtë muajve. Nga nëntori i vitit 2021 e deri këtë të hënë, droga u përpunua në një shtëpi në fshatin Firajë të Shtërpcës dhe u ruajt në Varosh të Ferizajt. Klan Kosova ka qëndruar gjatë ditës në të dy fshatrat dhe ju sjell pamjet e shtëpive, nga ku u nxorën të prangosur M.Sh, S.Sh, B.H dhe S.H, kryefamiljarët me djemtë e tyre, që u arrestuan krahas 11 personave tjerë. Gjashtë nga ta, M.Y, F.D, A.D, S.Y, H.I dhe Z.S janë shtetas turq të cilët e përpunuan heroinën e lloji Captagon, me destinacion përfundimtar Evropën Perëndimore. Familjarët e të prangosurve nuk pranuan të flasin apo të lejojnë xhirimin e hapësirave që shërbyen si laboratorë, por tërthorazi e pranuan se e ruajtën drogën. Droga që u gjet gjatë aksionit të koduar “Gropa”, e që ua bëri gropën 15 të dyshuarve, është e famshme për përdorim nga struktura radikale gjatë konflikteve në Lindje të Mesme, me efekte të dëmshme anësore, dhe në Kosovë ky lloj sekuestrohet për herë të parë.