13:12, 23 Qershor 2020

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka siguruar mjetet për fondin prej 5 milionë eurosh, të cilat do të shpërndahen pas miratimit të buxhetit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi me rastin e zbulimit të rrathëve olimpikë nga KOK-u me rastin e shënimit të Ditës Olimpike.

E pyetur nga KosovaPress, Dumoshi u shpreh se këto fonde janë siguruar dhe për shpërndarjen e tyre, pritet vetëm miratimi i buxhetit në Kuvendin e Kosovës, pas votimit paraprak në Qeverinë e Kosovës.

Konkurs Pune

Lexo më shumë