Paketa antishpifje, rrëzohet dekreti i Metës, Presidenca: E çojmë në Kushtetuese NULL NULL 22.01.2020 18:41 22.01.2020 18:41 Edhe një tjetër rrëzim për Presidentin Ilir Meta nga mazhoranca në Parlament. Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese refuzoi ndryshimin e paketës ligjore për mediat elektronike. Ashtu siç kishin paralajmëruar, socialistët nuk i morën parasysh sugjerimet e Presidentit. Por këshilltari ligjor i Metës, Bledi Dervishi, theksoi se dispozitat e paketës antishpifje bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias. “Përmes këtij ligji vendosen masat administrative sa i takon mediave elektronike. Pra nëse do të kemi vendime nga AMA, vendimet do të ekzekutohen nga AKEP, me bllokimin e mediave ose gjobvënie”, tha ai. “Këto dy ligje është e detyrueshme të shqyrtohen bashkërisht. Duke qenë se këto dy ligje janë dërguar në Komisionin e Venecias për marrjen e një opinioni, do të duhej të pritej opinioni. Nuk e kuptoj këtë nxitim”, shtoi ai. “Do të shohim se si do të ecë shqyrtimi i ligjit tjetër dhe nëse qëndrojnë të dyja siç janë, në Gjykatën Kushtetuese”./A2CNN/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 26 minuta më parë