9:36, 16 Dhjetor 2019

Në Komisionet për Edukimin, Veprimtaritë Prodhuese dhe atë për Çështjet Ligjore bëhet sot miratimi nen për nen dhe kalimi në seancë plenare i ligjeve të paketës anti-shpifje.

Ligji është kundërshtuar fort nga OSBE-ja dhe organizma të tjerë që i kanë vlerësuar të nxituara veprimet e qeverisë.

Në një kohë kur Shqipëria po e merr kryesimin e OSBE-së, sipas tyre, nisma të tilla shkojnë në drejtim të kundërt me garantimin e lirisë së medias.

Në komisionet parlamentare shoqatat e gazetarëve, institucionet e drejtësisë dhe pedagogë të Gazetarisë dhe Juridikut nuk kanë dhënë mbështetje mbi paketën ligjore të qeverisë./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë