Lajmet e fundit

Pas dënimit me 81 vjet burgim për 4 ish-krerët e UÇK-së, një numër i qytetarëve kanë vendosur të protestojnë si shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.
Sa më shumë vinte mbrëmja, aq më shumë shtoheshin protestuesit para objektit të Qeverisë.
Turmat e mëdha tentuan ta thyenin kordonin e policisë, por nuk u lejuan nga organet e rendit.
Nga afër këtë zhvillim gjatë ditës e ka përcjellë gazetarja e Klan Kosovës Gresa Nitaj.