Pak pas mesnate në Artmotion: NBA sjell duelin direkt të dy favoritëve për MVP NULL NULL 14.03.2022 20:00 14.03.2022 20:00 Kur kemi hyrë në muajin e fundit të stinorit të rregullt, NBA po vazhdon me spektakël që vjen ekskluzivisht përmes platformës Artmotion për adhuruesit e basketbollit në vendin tonë Jo vetëm skuadrat që po luftojnë për playoff, por edhe superyjet kanë synim të qartë ndjekjen e çmimit të MVP lojtarit më të mirë, i cili këtë vit duket i paparashikueshëm me shumë kandidatë në top-formë. Dy prej yjeve më së shumti të lakuar për këtë shpërblim individual do të përballen pak minuta pas mesnate mes tyre për të parë se cili është më i mirë nga ta. Joel Embiid dhe Philadelphia e tij presin rivalët e Denverit të udhëhequr nga Nikola Jokiçi. Ndeshjen mes tyre mund ta ndiçni me start nga 00:30 direkt në Art Sport 1 me komentimin e Arbon Flugajt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.