Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë

Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë

NULL NULL
1 month më parë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk i’u lejua kandidimi për shkak të problemeve me ligjin.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Sot janë zëvendësuar emrat e kandidatëve për deputetë” tha shkurtimisht Xhemaili.

Kujtojmë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) këtë të martë do të marrë një vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.