Pak para protestës kundër tij: Lumezi mbjell një pemë – Policia mobilizohet para Prokurorisë NULL NULL 26.04.2019 11:23 26.04.2019 11:23 Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot një protestë kundër Aleksandër Lumezit, Prokurorit të Shtetit. Pak kohë para nisjes së protestës Lumezi ka mbjellë një pemë në oborrin e Prokurorisë duke iu bashkuar fushatës “Mbill një Pemë”. Ai me këtë veprim ka kujtuar të gjitha viktimat e krimit në Kosovë, njofton Klan Kosova. Derisa jashtë rrethojave të Prokurorisë është mobilizuar Policia për ta mbajtur nën kontroll situatën gjatë kohës së protestës. Vetëvendosje ka paralajmëruar se protesta do të jetë paqësore. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 54 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë