Lajmet e fundit

Tifozë të shumtë nga Kosova po qëndrojnë në Vjenë për të ndjekur nga afër ndeshjen Austri-Kosovë.
Kanë mbetur rreth 2 orë deri në fillimin e ballafaqimit, ndërsa atmosfera e shqiptarëve në Vjenë është e zjarrtë, transmeton Klankosova.tv.
“E kur malet t’i mbulojë bora, për atdhe këngës ja mora”, ishte njëra prej këngëve që tifozët këndonin njëzëri.
Përballja ndaj Austrisë zhvillohet nga ora 18:00. Ndeshjen mund ta ndiqni ekskluzivisht në Artmotion dhe në Klan Kosova.