Lajmet e fundit
Pak orë para përballjes Kosovë-Izrael në Debrecen, interesimi për ndeshjen duket të jetë më i ulët sesa zakonisht për ndeshjet e Dardanëve.
Nga Debreceni, gazetari i sportit, Andi Shabani, raportoi se deri pak para fillimit të ndeshjes ishin shitur rreth 478 bileta, ndërsa mbi 220 prej tyre u janë ndarë tifozëve shqiptarë.
Atmosfera pritet të jetë dukshëm më e qetë krahasuar me ndeshjen e fundit të Kosovës në Vjenë, ku në stadium ishin të pranishëm mbi 50 mijë tifozë.
Ndërkohë, Dardanët pritet të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes, e cila nis në orën 20:45. Sipas Shabanit, Kosova do të kërkojë fitoren për të mbetur në garë për objektivat e saj në grup.
Ndryshe, Izraeli vjen në këtë përballje pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, ndërsa Kosova ka një fitore ndaj Irlandës dhe një humbje nga Austria.