Pak interesim për KQZ-të veriore (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 01.03.2023 20:36 nga Qendresa Tershana 01.03.2023 20:36 Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, e ku temë diskutimi ishin edhe zgjedhjet në pjesën veriore të vendit. Numri i vogël i aplikimeve për t’u bërë zyrtarë të lartë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, e detyroi këtë institucion që ta shtyjë afatin, raporton Klan Kosova. Për këta zyrtarë e edhe ata që pritet të punojnë në zgjedhjet e shtyra për 23 prill në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan u miratua buxheti, veç jo si ai i dhjetorit. “Sipas planifikimit të ri, buxheti për organizimin e këtyre zgjedhjeve do të jetë më i ulët në për rreth 59,085 euro. Pra, tashmë buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në vlerën 497,398 euro”, u tha në këtë mbledhje. Kjo qe shkak i zvogëlimit të numrit të punëtorëve që planifikohet të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor. Zgjedhjet veriore ishin shtyrë me vendim të presidentes Vjosa Osmani, pas konsultimit me përfaqësuesit e partive politike në ditën e 10 të dhjetorit kur në katër komunat veriore ishin vendosur edhe barrikada. Derisa mbajtja e tyre qe e detyrueshme pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 1 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 1 orë më parë