Pajisjet e konfiskuara nga Specialja u kthehen veteranëve NULL NULL 16.04.2021 17:26 16.04.2021 17:26 Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se në zyrat e kësaj organizate janë sjellë pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale. Sipas tij, pajisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale iu janë dorëzuar sot avokatëve të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, njofton Klan Kosova. “Avokatët e z.Hysni Gucati, sapo i sollën në zyrat e OVL UÇK-së paisjet e konfiskuara nga Gjykata Speciale, të cilat iu dorëzuan atyre pak më herët në Fushë Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në postimin e Klinakut. Kujtojmë se Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati nga OVL-UÇK po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga data 25 shtator 2020. Ata po akuzohen për pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të vitit të kaluar. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë