Pajisja për ”zhdukjen” e objekteve NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Fantazia e krijueses së Harry Potter po vjen në jetë Shkencëtarët në Universitetin e Rochesterit kanë zbuluar një mënyrë të re për të fshehur objekte të mëdha duke përdorur lente jo të shtrenjta pak a shumë si tek Harry Potter. Përmes këtyre lenteve bëhet maskimi i objekteve, ndërsa çdo gjë rreth tyre ngelet e paprekur. Në fakt pajisja nuk duket fare si një mantel ( si ai tek filmi e libri i shkruar nga J.K Roëling), por si një pajisje e përdorur nga një optometrist. Kur një object vendoset pas lentes, zhduket. Metoda të mëparshme kanë rezultuar të shtrenjta, të komplikuara dhe të paafta për t’i fshehur objektet në 3 dimensionet e tyre. Në testet e tyre studiuesit ‘’zhdukën‘’një dorë, një vizore, një fytyrë, ndërsa objeketet pas tyre kanë ngelur të paprekura. Përdorimet për një zbulim të tillë janë të panumërta. Mund të përdoret në ushtri, kirurgji, në art, etj.
Kosova Reagon motra e vëllezërve që dyshohet se e rrahën imamin në xhami: "Atë e kanë gjetur të shtrirë, janë të pafajshëm" 41 minuta më parë