Pajaziti: Opozita po tenton ta përçajë shoqërinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pajaziti: Opozita po tenton ta përçajë shoqërinë

NULL NULL
14/12/2015

Më vjen shumë keq që deputetët e opozitës po përjashtohen  e po burgosën po kjo është agjenda e vet atyre dhe jo e Qeverisë, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, për Info Magazinë të Klan Kosovës, nga holli i Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Opozita me këto sjellje po e përçanë edhe shoqërinë.

“Në sallën alternative po vazhdon seanca, dhe kjo për faktin se na u pamundësua mbajtja e seancës në sallën e Kuvendit. Sot po mendojmë ta përfundojmë seancën”.

“Si deputet që jam nuk më vjen mirë që kolegët e mi po përjashtohen e po burgosen. Mirëpo kjo agjendë nuk është e jona po është e tyrja për shkak se ne s’e kemi përcaktuar këtë sjellje të tyren”.

“Zgjidhja për këtë situatë është te dialogu dhe kthimi në normalitet. Nëse opozita pretendon të ketë argumente duhet t’i sjellë në Kuvend”.

“Ne jemi këtu për të krijuar debat. Kjo rrugë që po ndiqet s’i kontribuon vendit dhe as imazhit të vendit. Mesazhin për dialog e ka dhënë edhe sekretari i shtetit amerikan. Opozita po tenton të bëjë përçarje në shoqërinë tonë dhe me këtë sjellje s’do ta qojë vendin askund”, tha Pajaziti.

klankosova.tv