Pahor: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, le të tejkalohen mosmarrëveshjet NULL NULL 29.11.2021 11:40 29.11.2021 11:40 Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë, sado që sipas tij, nuk është një proces i lehtë. “Nuk është rrugë e lehtë, por Sllovenia e mbështet Kosovën. Dialogu nuk është i thjeshtë – duhet të zgjidhen çështje shumë komplekse”. “Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, tha Pahor në një konferencë për media me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, njofton Klankosova.tv. Tutje Pahor tha se dy palët duhet të respektojnë edhe marrëveshjet e arritura. “Fillimi i dialogut ka dhënë një bindje që çështjet më të rëndësishme mund të zgjidhen me dialog dhe rrugë të qetë. Kushti i parë është që t’i besohet dialogut dhe të respektohen marrëveshjet”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025