Pagat me rritje nga ky muaj NULL NULL 21/05/2015 21/05/2015 Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar, ka pranuar se për shkak të mungesës së buxhetit nuk është zbatuar rregullorja e cila parasheh që nëpunësit civil të marrin pagën me rritje nga 0.5 % për çdo vit të përvojës së punës por ka premtuar se gjatë këtij muaji do të zbatohet për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Duke iu përgjigjur deputetes Teuta Haxhiu nga AAK-së, ministri Yagcilar tha se në mbledhjen e Qeverisë është marr vendim që nga ky muaj të japin 0.5% e përvojës së punës, por shtoi se për shkak të ndonjë problemi teknik kjo do të zbatohet gjithsesi nga muaji qershor.