21:40, 18 Shtator 2016

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë në Lipjan, në një organizim të të rinjve të partisë së tij, se vetëm rinia mund të shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja, njofton Klan Kosova.

“Ne do ecim përpara bashkë, pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t’ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie” deklaroi Pacolli, para një numri të madh të të rinjve.

Të pranishëm në këtë organizmi ishin edhe kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, koordinatori i zgjedhjeve në nivel qendror, Vesel Makolli, koordinatori i AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, koordinatori i AKR-së në Lipjan Sabit Pacolli dhe shumë të tjerë thuhet në njoftimin e AKR-së.

Displaying DSC_0464.JPG

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë