21:31, 5 Janar 2018

Zhvillimet e fundit në Kosovë rreth tendencës për zhbërjen e Gjykatës Speciale kanë shqetësuar miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

Një nga ta është edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert, i cili brengën e ka shprehur në një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, njofton Klan Kosova.

“Ambasadori Chabert shprehu edhe brengën e Francës si shtet mik, partner dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë