Pacolli takon Fajonin, flasin për vizat (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli takon Fajonin, flasin për vizat (FOTO)

NULL NULL
20/03/2018

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli  është takuar me raportuesen për Kosovën në parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

“Takim shumë i ngrohtë me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën, Tanja Fajon. Si do të ecim përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera. Fajoni mbetet mike e madhe e Kosovës”, ka shkruar kryediplomati kosovar në Facebook në lidhje me këtë takim, njofton Klan Kosova.