14:00, 11 Shtator 2019
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme  Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadoren e re të shtetit francez në Republikën e Kosovës, Marie Christine Butel, të cilën e njoftoi për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike.
Pacolli shprehu gatishmëri për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. U shkëmbyen po ashtu pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, i ka konfirmuar vullnetin e  Kosovës, për të vazhduar dialogu me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Edhe ambasadorja Christine Butel, i ka përcjell ministrit Pacolli, angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij për ta përkrahur Kosovën në të gjithat proceset sfiduese.

Konkurs Pune

Lexo më shumë