Pacolli takoi Grupin e Miqësisë nga Kuvajti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli takoi Grupin e Miqësisë nga Kuvajti

NULL NULL
13/04/2018

Ministri  i jashtëm, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga zëvendësministrja  e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, kanë pritur sot në takim Grupin parlamentar të Miqësisë nga Kuvajti  të kryesuar nga Ëaleed Al-Tabtabae, kryetar i Grupit të Miqësisë, bashkë me Fayez Mishari Al-Jassim, ambasador Jo-Rezident i Kuvajtit në Kosovë me seli në Tiranë.

Gjatë takimit u  theksua se Kuvajti është i gatshëm të ndihmoje Kosovën rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe do të ndihmojë me njohje nga disa shtete tek të cilat ka ndikim.

“Kosova mund te jetë e vogël në aspektin fiziko-gjeografik, por zemra e popullit të saj është e madhe”, deklaroi kryesuesi i delegacionit nga Kuvajti, Ëaleed Al- Tabtabaie, kryetar i Grupit të Miqësisë.

Me këtë rast edhe njëherë u theksua mundësia e përkrahjes së projekteve të identifikuara nga ana e Kosovës që do t’i përkrahë fondi i Kuvajtit dhe në ketë drejtim priten studime serioze nga ana e Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova.