17:39, 16 Maj 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Sllovenisë të akredituar në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët, transmeton Klan Kosova.

“Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtar, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve”.

Ministri Pacolli me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Bertoncelj për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që shteti Slloven ka ofruar për sigurinë me kontingjentin e ushtrisë në kuadër të KFOR-it.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë