Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pacolli për zhvendosjen e “Sunny Hill”: Kemi humbur rastin që vendoste Kosovën në hartën botërore

NULL NULL
15.06.2022 00:15
Behgjet Pacolli
Foto arktiv: Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, vlerëson se me zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë, Kosova ka humbur rastin të e vendoste në hartën botërore.

“Jam shumë i hidhëruar dhe i zhgënjyer nga dështimi i organizimit të festivalit ”Sunny Hill” në Prishtinë. Kemi humbur rastin e një festivali me renome botëror e cila do ta vendoste përseri Kosovën në hartën botërore”.

Pacolli thotë se Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performaca në vendlindjen e saj, njofton Klankosova.tv.

“Muajit e fundit kam qenë personalisht i involvuar me hapat që janë marrë për të organizuar këtë event, dhe është një dështim i madh nga ana e shtetit tonë. Ajo që ka ndodhur sot (për mua është një “Déjà vu”), në të vërtetë nuk duhej të ndodhte. Kosova e meritonte Dua Lipën dhe gjithë atë repertor të këngëtarëve ndërkombëtar dhe vendas që do të performonin në këtë festival dhe Dua Lipa nuk e meritonte të privohej nga performanca në vendlindjen e saj. Si është e mundur që Tirana heq çdo barrikadë dhe shfrytëzon këtë event e Kosova e hudh?”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.