12:18, 18 Nëntor 2017

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë një intervistë të gjatë për median serbe Telegraf ku ka folur edhe për iniciativën e tij të fundit të Këshillit për Promovimin e Paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Por, përveç shumë pyetjeve për proceset politike Pacolli është pyetur edhe për atë se kur do të vijë koha që ai të shëtitet rrugëve të Beogradit lirisht, e presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ta bëjë të njëjtën gjë në Prishtinë.

Por, Pacolli është përgjigjur se Vuçiq mund ta bëjë këtë gjë qysh tani.

Se është një njeri i njohur në Kosovë dhe se do të pranohej shumë mirë.

“Ai mund ta bëjë këtë tani. Sa për ne, tani mund të jetë. Mund t’ju them se Vuçiq është mjaft i njohur, se të gjithë njerëzit do ta pranonin atë shumë mirë në Kosovë. Nuk e di nëse do të më njihnin mua Beograd, por për Vuçiqin është e sigurt”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë