Pacolli pas pritjes nga Abazoviq: Nuk është politikan i zakonshëm (FOTO) NULL NULL 31.05.2022 17:43 31.05.2022 17:43 Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është pritur nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. “Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët”, është shprehur Pacolli, përcjell KlanKosova.tv. “Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorikë, pseudo-patriotizëm e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë