16:21, 30 Tetor 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka thënë para komisionit parlamentar se Mali i Zi as nuk do të dëgjojë për ridiskutim të Demarkacionit me Kosovën dhe malaziasit e shohin këtë temë si të mbyllur, njofton Klan Kosova.

“Mali i Zi e konsideron si temë të mbyllur. Ata thonë që s’janë të gatshëm ta hapin këtë temë. S’ka mundësi për ridiskutim të demarkacionit me Malin e Zi”.

Sipas Pacollit ekziston veç një mundësi për ridiskutim, por kjo mundësi që e përmend Pacolli s’ka lidhje me politikë.

“Nëse ndodh diçka, diçka si mrekulli, atëherë do ta hapnin këtë temë”.

Megjithatë Pacolli ka thënë se vetëm nëse do të kishim fakte tepër të fuqishme, fakte që ka lutur komisionin e ri t’i sjellin sa më parë, mbase do të mund të bëhej diçka.

“Komisioni duhet të shpejtojë, pasi me këtë komision është bllokuar ecja përpara. Çdo kush kërkon implementimin e kësaj pike sa i përket liberalizimit të vizave, demarkacionit. E kisha lutur komisionin që sa më parë të bjerë fakte dhe këto fakte të përpilohen dhe t’ua tregojmë dhe brenda edhe jashtë vendit që ne kemi të drejtë”.

“Dokumente që dëshmojnë se vija kufitare është tjetër kund. Nëse nuk ka fakte, por vetëm thashetheme do ta kemi shumë të vështirë”.

Madje Pacolli në një moment të fjalës së tij ka përmendur edhe mundësinë që të ratifikohet versioni aktual i vijës kufitare me Malin e Zi.

 

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë