
Ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka nisur një vizitë zyrtare në Bullgari, vendin që ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian
Takimin e parë Pacolli do ta ketë me homologen e tij, Ekaterina Zaharieva, njofton Klan Kosova.
Më pas, vizita e kryediplomatit kosovar do të vijojë me takime të tjera në Parlamentin bullgar, me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes, Krasimir Karachanov, si dhe adresimin e Forumit dypalësh të biznesit organizuar nga odat ekonomike të dy vendeve.
Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe vizita ka synim nxitjen e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.
klankosova.tv
- Fjalë kryesore:
- Behgjet Pacolli