18:28, 18 Shtator 2019

Aleanca Kosova e Re, sot ka mbajtur takimin me anëtarë të partisë në Vushtrri, në të cilin presidenti i subjektit politik, Behgjet Pacolli, ka bërë thirrje që kësaj radhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e duhur për qeverisjen e vendit.

“Qytetarët e Kosovës duhet të dijnë se ata e kanë në dorë fatin e tyre dhe të vendit. Aleanca Kosova e Re ka program i cili premton zhvillim dhe integrim, andaj ftojmë qytetarët që të zgjedhin AKR-në për qeverisje sepse vetëm ne mund të bëjnë ndryshimet të cilat i nevojiten vendit tonë”, tha presidenti Pacolli.

Ai gjithashtu tha se gjatë kohës sa AKR ka qenë pjesë e insitucioneve është dëshmuar udhëheqje e pastër dhe transparente.

Kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri, Nasuf Aliu tha se Presidenti Pacolli ka transformuar Kosovën për të mirë dhe në të kaluarën i ka dhënë vendit program konkret për zhvillim.

Në fund, presidenti Pacolli pati edhe një mesazh për ata të cilët janë larguar nga subjekti i AKR-së duke thënë se ata kanë ikur për arsye se nuk kanë mundur të bashkëjetojnë me sinqeritetin tonë.

Gjithashtu gjatë këtij takimi presidenti Pacolli ka prezentuar kandidatët për deputet nga AKR.

Konkurs Pune

Lexo më shumë