11:05, 13 Qershor 2019

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, është duke qëndruar në Pragë me ftesë të ministrit të Jashtëm çek, Tomáš Petříček.

Siç njofton ministria, ai gjatë vizitës dy ditore do të zhvillojë takime me krerët më të lartë institucional të shtetit të Çekisë, transmeton Klan Kosova.

“Do të ketë takime me Ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, H.E. Z. Karel Havlíček. Po ashtu, do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, H.E. Z. Radek Vondráček”, thuhet në kumtesë.

“Takimet e vizitës dy ditore do të përmbyllen me Zëvendës Kryetarin e Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke, Mgr. Jiří Růžička”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë