18:33, 16 Shkurt 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi janë parë së bashku në një lokal në qendër të Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Rama po qëndron në Kosovë për nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri shqiptar ka mbajtur edhe një fjalim për media, pas mbarimit të seancës solemne në Parlamentin e Kosovës, ku ishte pjesëmarrës.

“Kjo ditë është e shënuar dhe një ditë e bekuar jo vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët dhe të gjithë të tjerët që jetojnë këtu”, ka thënë Rama, pos tjerash, në fjalën e tij.

gghb

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë