22:09, 3 Shtator 2017

Lajmet se është arritur marrëveshje në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re për krijimin e qeverisë i ka mohuar vet kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Në një prononcim të shkurtër për gazetën Zëri, Pacolli ka thënë se nuk ka qenë as në Kosovë këto ditë, e lëre më të ketë takime me PAN-in.

“Nuk ka marrëveshje, unë tani sapo u riktheva nga Zvicra”, ka thënë Behgjet Pacolli.

Lajmin për një konkretizim të marrëveshjes në mes të PAN e AKR e ka mohuar për Klan Kosovën edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Deliu në prononcimin e saj për Klanin ka thënë nuk është në dijeni në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë