Pacolli: Misionin për Gjakovën ma ndalën interesat personale të disa aktorëve politikë

Pacolli: Misionin për Gjakovën ma ndalën interesat personale të disa aktorëve politikë

4 vjet më parë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shkruar një status në Facebook ku shkruan se misionin e tij për Komunën e Gjakovës ia ndalën persona dhe aktore politikë që kishin interesa personale, por Pacolli nuk ka përmendur emra, njofton Klan Kosova.

“Fillova të ndërtoj fabrika që të kontribuoj në punësimin e njerëzve. Fillova të mbështes kulturën e këtij qyteti. Të ndërtoj parqe e të kontribuoj aty ku kërkohej… Fatkeqësisht, për shkak të interesave personale të disa aktorëve politikë, misionin tim për Gjakovën e ndalën pandershëm”, shkruan Pacolli.

“Deri kur duhet të vuajë ky qytet, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata. Sa nëna dhe motra u keqtrajtuan, sa nëna dhe motra presin të dinë për fatin e të dashurve të tyre, të rinj të papunë bredhin rrugëve, sa familje kanë problem të ushqehen e sa e sa të tjera”.

“Pse ndodh kjo mu në Gjakove?. Ku janë autoritetet?”, pyet Pacolli.

klankosova.tv