16:35, 21 Maj 2017

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, që tani është pjesë e listës së përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas krijimit të koalicionit, ka shkruar në Facebook se pas zgjedhjeve do të qeverisin bashkë edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

“Shumëkush më pyet çka ndodhi me bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje. Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë”, ka shkruar Pacolli.

“Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV. Ka një arsye ( e interesit të përbashkët) që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah për krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve”.

Madje Pacolli ka shkruar edhe se tashmë programet qeverisëse i kanë të unifikuara me Vetëvendosjen.

“Ne, AKR dhe VV kemi unifikuar programet tona qeverisëse për ta kthyer Kosovën në një vend dinjitoz, të udhëhequr nga një ekip që e do Shtetin dhe Qytetarin e saj, që punon për një Kosovë të begatshme e madhështore, të civilizuar e të dashur për qytetarët dhe rininë e saj”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë