14:56, 10 Gusht 2017

Behgjet Pacolli ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje që ta formalizojnë marrëveshjen politike dhe kështu t’i japin fund krizës politike, njofton Klan Kosova.

“Unë thjesht dua të shoh lëvizje politike nga LDK-ja dhe VV-ja që të formalizojnë marrëveshjen që do i jepte fund krizës politike”, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook kryetari i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka mesazh edhe për PDK-AAK-Nismën.

“PAN-i sa ma shpejtë të vijnë në seancë e mos ta vazhdojnë bllokadën”.

Ai ka ripërsëritur se Kosova po dëmtohet shumë nga ngërçi politike e institucional.

“Unë nuk bëjë ultimatum, ultimatumin e vërtetë për zgjidhjen e krizës e përcakton ekonomia: e përcaktojnë humbjet dhe dëmi ekonomik që po i shkaktohet Kosovës çdo ditë (vetëm deri tani 138 milion euro më pak vetëm nga FMN)”.

“Për mua dhe AKR, është me rëndësi që sa më shpejtë të formohen institucionet e shtetit dhe të fillojë implementimi i detyrave që kanë mbetur peng e arrogancës politike. AKR nuk ka ndërruar pozicionin e vet dhe jemi koherentë me propozimet tona që i kemi dhënë nga dita e parë”, ka shkruar, pos tjerash, Pacolli.

 klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë