Pacolli: Lajçak tha se pa Vetëvendosjen dhe Kurtin nuk ka marrëveshje me Serbinë NULL NULL 17.06.2020 13:06 17.06.2020 13:06 Deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak ka thënë se pa pjesëmarrjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit nuk ka marrëveshje me Serbinë, njofton Klan Kosova. Pacolli që ishte pjesë e takimit të sotëm me Lajçak tha se ekipi i tij janë marrë vesh që me Vetëvendosjen t`i shtojnë kontaktet. Sipas saj, VV-ja ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve pasi siç tha ajo qeveria aktuale nuk është kredibile, njofton Klan Kosova. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak po qëndron për vizitë treditore në Kosovë ku gjatë ditës së sotme po zhvillon takime me liderë partiakë. Të martën, zyrtari evropian u prit në takime të ndara nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 2 orë më parë