Pacolli: Labi do të jetë kryetari më i mirë në histori

Pacolli: Labi do të jetë kryetari më i mirë në histori

4 vjet më parë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë për anëtarin e partisë së tij, Labinot Tahirin, i njohur me emrin artistik edhe si Labi, se do të jetë kryetari më i mirë në histori të Ferizajt, njofton Klan Kosova.

Pacolli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Tahiri do të jetë shembull se si bëhet politika.

“Është kënaqësi të kalosh momente të bukura me mikun e dashur, njeriun human, njeriun korrekt, thjeshtë njeriun e dashur për të gjithë. Labi do të jetë shembulli më praktikë i sintezës së humanizmit me politikën”, shkruan Pacolli.

“Labi nuk do të jetë vetëm kryetari më i mirë në historinë e Ferizajt por edhe shembull i politikëbërjes në Kosovë dhe Shqipëri. Na priftë e mbara Labi”.